Nuk mori vota të mjaftueshme për deputet, deklarohet Naser Rugova
Ndonëse jo zyrtarisht, është publikuar lista e kandidatëve për deputet që pritet të jenë pjesë e legjislaturës së re nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
31 deputetë do të ketë partia e dytë më e votuar në vend, derisa pjesë e saj do të jenë emra të ri.
Edhe pse synoj sërish mandatin e deputetit, Naser Rugova nuk ka marrë vota të mjaftueshme për këtë nuk i ka mbetur hatri.
Madje ai përmes një shkrimi të postuar në Facebook ka thënë se nuk kërkon teori, pasi që më i rëndësishëm për të është interesi i LDK-së.
Ky është postimi i tij i plotë:
Të dashur
miq,
Në bazë të dhënave të para duket që kësaj here nuk do të jem
pjesë e Kuvendit. Dua të ju siguroj që unë nuk jam nga ata që fajin për këtë e
kërkon në teori konspirative, reale apo imagjinare, pasi që konsideroj se
interesi i LDK është më i rëndësishëm se hatërmbetjet individuale. Ju siguroj
që do të vazhdoj me angazhimin tim në LDK si antar dhe veprimtar, gjithnjë i
përkushtuar në vendosmërinë time për të përkrahur kauzën e lidhjes sonë. Ju
falënderoj të gjithëve për mbështetjen në favor të kandidaturës sime. Mirë u
takofshim në angazhimet tona të ardhshme.