23:47 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Nuk mund ta besoni se kush është lidere në La Liga

La Liga spanjolle ka një lider të ri. Besoni apo jo, Alaves është lidere në kampionatin spanjoll.

Pas fitores të arritur sot në udhëtim te Celta, Alaves ka 17 pikë në pozitën e parë, një më shumë se Sevilla që është e dyta dhe dy më shumë se Barcelona që është në pozitën e tretë.

Ky është suksesi më i madh për Alaves, skuadër që më shumë ka synim mbijetesën në La Liga.

Nesër zhvillohet derbi i dy skuadrave nga pozitat dy dhe tre, andaj priten ndryshime edhe në kreun e tabelës./Indeksonline/

Temat: