75 Mall Live Search
09:50 / E Diele, 10 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nuk mund të bleni bileta në pjesën veriore për ndeshjen ndaj Anglisë, ja arsyeja

Të gjithë ju që keni menduar të bleni biletë në pjesën veriore duhet të ndryshoni mendje, pasi FFK ka rezervuar në tërësi këtë pjesë të stadiumit për tifo-grupin e Dardanëve

Kompania ‘tiks.app’ që merret me shitjen online të biletave për ndeshjen e Kosovës ka dalë me njoftim zyrtar.

Biletat për ndeshjen me Anglinë do të dalin në shitje më 12 nëntor nga ora 16:00.

Por, kompania në fjalë ka zbuluar se të interesuarit nuk do të mund të blejnë biletë në pjesën veriore, pasi ajo në tërësi do t’i takojë Dardanëve.

Më poshtë mund ta shihni njoftimin zyrtar nga kompania ‘tiks.app’.