75 Mall Live Search
14:34 / E Enjte, 13 Shkurt 2025 / AR

“Nuk mund të jetoja me të”: Kim Kardashian komenton divorcin nga Kanye?

Kim Kardashian ka kujtuar jetën e saj bashkëshortore në një episod të ri të reality show-t Keeping Up With The Kardashians.

Motra e saj Khloe komentoi divorcin e saj nga ish-basketbollisti Lamar Odom, gjë që e bëri Kim të rikthehej në kohë, transmeton Indeksonline.

“Kam qenë atje. Kur nuk mund të parashikosh diçka që do të ndryshojë personalitetin e dikujt dhe atëherë ai nuk është më i njëjti person. Ti e di që nuk do ta kthesh, por nuk mund të jetosh me atë person të ri. Unë e kuptoj”, tha Kim.

Edhe pse ajo nuk përmendi emrin e askujt, shumica spekulojnë se i referohej Kanye West, me të cilin ishte e martuar për tetë vjet./Indeksonline/