75 Mall Live Search
10:31 / E Diele, 16 Nëntor 2025 / Gj Sh

Nuk mungon urimi i Hoffenheim për Fisin, Leonin dhe Albin

Skuadra gjermane e Hoffenhaim ka uruar Kosovën për suksesin në kualifikueset e Kampionatit Botëror, e në veçanti tre futbollistë që janë pjesë e tyre, Fisnik Asllani, Leon Abdullahu dhe Albian Hajdari.

Fisi, Leoni e Albi janë shndërruar në pika kyqe të formacionit të Franco Fodas në ndeshjet e fundit, shkruan IndeksOnline.

Asllani mbrëm shënoi golin e parë në fitoren 2-0 të Kosovës ndaj Sllovenisë, duke mos harruar edhe golin e muajit tetor, në ndeshjen kundër Suedisë.

Me fitoren e mbrëmshme, Kosova siguroi play-offin e Kupës së Botës.

”Ëndrra e Kupës së Botës jeton. Fis, Leoni, dhe Albi sigurojnë biletën për në playoff të Botërorit. Numri 11 ynë nisi fitoren ndaj Sllovenisë me golin e tij për ta realizuar 1-0”, thuhet në postimin e Hoffenhaim./IndeksOnline/