“Nuk na intereson fare për Ronaldon”, kori i ri i tifozëve të United

Cristiano Ronaldo ka qenë një idhull dhe hero në “Old Trafford”, por ngjarjet e këtij sezoni dhe sjelljet e pesë herë fituesit të Topit të Artë, kanë shkaktuar zemërimin e tifozëve të Manchester United.
37-vjeçari është pranë firmës me Al Nassr në Arabinë Saudite për një operacion që pritet të kapë shifrën 1 miliard euro! Ndërkohë, tifozët e “Djajve të Kuq” kanë krijuar një kor të ri, që nuk do i pëlqejë aspak sulmuesit portugez.
“Nuk më plas fare për Ronaldon, as atij nuk i plas për mua. Më intereson vetëm Manchester United”, kënduan tifozët anglezë gjatë takimit të EFL Cup kundër Burnley, sfidë të cilën skuadra e Ten Hag e fitoi 2-0 (Eriksen, Rashford).