75 Mall Live Search
23:33 / E Shtunë, 05 Tetor 2024 / G T

“Nuk na intereson fitorja tani”, Fede Valverde i mërzitur për Carvajalin: Jemi të gjithë me të!

Skuadra e Real Madridit fitoi 2:0 ndaj Villarrealit në ndeshjen e javës së nëntë në La Liga.

Por, në fundin e ndeshjes kapiteni Dani Carvajal pësoi një lëndim të rëndë në gjurin e tij të djathtë, shkruan Indeksonline

Një prej golashënuesve të këtij takimi, Fede Valverde foli pas ndeshjes – dhe tha se kjo fitore u zbeh pas lëndimit të Dani-t.

“Nuk na intereson fitorja tani. Na intereson vetëm që Dani Carvajal të bëhet mirë tani, kjo ka rëndësi”, tha mesfushori uruguaian pas takimit

Kujtojmë që Dani Carvajal u lëndua vet, pasi tentoi të bënte një ndërhyrje të ashpër në lojtarin kundërshtar./Indeksonline/