75 Mall Live Search
14:50 / E Diele, 23 Prill 2023 / Gj. Sh

Nuk ndalen çmimet për Messin, fiton edhe tre trofe

Trofetë për Leo Messin nuk po ndalen qëkur ai e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.

Së fundmi, Messi u shpërblye me tre çmime individuale nga Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit.

Ai u shpall lojtari më i mirë i botës, lojtari playmaker më i mirë i botës dhe golashënuesi më i mirë ndërkombëtar.

Aktualisht, Messi është në garë ta fitojë vetëm Ligue 1 këtë edicion dhe lehtësisht mund të ndryshojë ambient në afatin kalimtar të verës.