Nuk ndalen dramat/ Policia gjen dro*gë në shtëpinë e Diddy-t

Gjatë një kontrolli në shtëpinë e Sean “Diddy” Combs në mars të vitit 2024, policia gjeti shumëllojshmëri droge.
Gerard Gannon, i cili ishte pjesë e bastisjes në shtëpinë e Diddy-t, e deklaroi këtë në gjykatën e Nju Jorkut, transmeton Indeksonline.
Gannon tha se kokaina, ketamina, MDMA, Xanax dhe metamfetamina, ndër substanca të tjera, u gjetën në shtëpinë e Combs në Miami.
Combs, 55 vjeç, është në gjyq për akuza që përfshijnë zhvatje dhe shfrytëzim seksual. Javën e kaluar, ish-e dashura e tij, Cassie, ndër të tjera, bëri deklarata në gjykatë. Combs i mohon të gjitha akuzat kundër tij./Indeksonline/