Nuk ndalen “fatkeqësitë” te Reali, Endrick humb Kupën e Botës për Klube

Real Madridi po vazhdon të përballet me lëndime të futbollistëve.
Klubi mbretëror sapo ka konfirmuar edhe lëndimin e Endrick, shkruan IndeksOnline.
Braziliani ka pësuar një dëmtim në tendinën e përbashkët të hamstrings të këmbës së djathtë.
Sipas raportimeve të fundit, Endrick do të jetë jashtë fushave për dy muaj.
Kështu ai do t’i mungojë Real Madridit në Kupën e Botës për Klube, e cila nis me 15 qershor./IndeksOnline/