19:55 / E Martë, 12 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Nuk ndalen ftesat nga Gjykata Speciale, ky është i ftuari i radhës

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Demush Laçi, është ftuar sot nga Gjykata Speciale, shkruan Indeksonline.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Laci përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Të nderuar miq,
Bashkëluftetarë të Ushtrisë Çlitimtare të Kosovës.
Ju njoftoj se edhe unë si shumë bashkëluftëtarë sot mora një Ftesë për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nga Gjykata Speciale në Hagë-Holandë”, ka shkruar ai.

Kujtojmë se deri tash nga Gjykata Speciale janë ftuar edhe shumë figura politike në vend si Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, Rexhep Selimi etj./Indeksonline/