Nuk ndalen lëndimet për Liverpoolin, edhe Konate i shtohet kësaj liste

Mbrëmë Liverpooli pësoi humbjen e dytë radhazi në Premierligë.
Njëjtë sikurse me Crystal Palacen javën e kaluar, “Redsat” u mposhtën në frymën e fundit edhe nga Chelsea në “Stamford Bridge” pas golit të Estevaos.
Mirëpo gjatë ndeshjes së mbrëmshme mbrojtësi Ibrahima Konate, u detyrua të lëshonte fushën në 56-të me trajnerin Arne Slot që konfirmoi se kjo ishte për shkak të një lëndimi që pësoi ai.
Ai i shtohet Alissonit, Federico Chiesas dhe Hugo Ekitikes në listën e të lënduarëve.
Se sa do të mungojë francezi jashtë fushës mbetet të shihet./IndeksOnline/