75 Mall Live Search
16:57 / E Mërkurë, 14 Maj 2025 / Gj. Sh

Nuk ndalen problemet për Realin, pas Vinicius e Lucas, lëndohet edhe Brahim Diaz

Pak orë para ndeshjes me Mallorcan, Real Madridi ka marrë një tjetër lajm të keq.

Klubi mbretëror ka njoftuar se mesfushori Brahim Diaz ka pësuar një lëndim në muskulin e gjatë adduktor në kofshën e majtë, shkruan IndeksOnline.

Kujtojmë që pas humbjes nga Barcelona në fundjavën e kaluar, Reali ka njoftuar edhe për lëndimet e Vinicus Jr dhe Lucas Vasquez.

”Pas testeve të sotme të lojtarit tonë, Brahim Díaz, nga Shërbimet Mjekësore të Real Madridit, është diagnostikuar me një dëmtim në muskulin e gjatë adduktor në kofshën e majtë. Progresi i tij do të monitorohet.”, thuhet në njoftimin e Real Madridit./IndeksOnline/