Nuk ndalen problemet për Romën e Mourinhos, Dybala në dyshim për ndeshjen ndaj Milanit

Roma nuk e ka nisur mir sezonin e ri të Serie A.
Pas barazimit me Salernitanën, skuadra e Jose Mourinhos të shtunën ka pësuar humbje në udhëtim te Verona, me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Përveç humbjes, “Special One” ka problme edhe me problemet fizikie të Paulo Dybalas.
Sulmuesi argjentinas është detyruar të largohet nga loja në minutën e 68-të, pasi iu shfaqen problemet e sezonit të kaluar.
Ai është në dyshim për ndeshjen e ardhshme të cilën Roma e luan ndaj skuadrës së Milanit.
Dybala pritet të kthehet në fushë pas ndeshjeve të kombëtarëve, më 17 shtator kundër Empolit./IndeksOnline/