08:35 / E Martë, 29 Qershor 2021 / OSH

Nuk ndalen serbët vetëm në Gazimestan, provokoj me tre gishta rrugëve të Kosovës

Dje serbët nga Kosova dhe ata nga Serbia kanë festuar të ashtuquajturën festën e Vidovdanit, në Gazimestan.

Policia e Kosovës ka përcjell tërë procesin duke intervenuar në rastet ku ka pasur nevojë, që gjithçka në fund të përfundoj pa ndonjë ekses.

Megjithatë ka pasur arrestime nga ana e Policisë ndaj serbëve të cilët kanë veshur bluza me përshkrime provokuese.

Në fund të ditës, gjithçka ka përfunduar mirë, por se qytetarët kanë raportuar në adresë të IndeksOnline se provokimet e serbëve nuk kanë qenë vetëm gjatë ceremonisë. Ato kanë shkuar përtej kësaj.

Një serb teksa ishte në veturën me targa të Beogradit, duke nxjerr dorën jashtë veturës, ka ngritur tre gishta, provokim ky i drejtpërdrejtë ndaj shqiptarëve.

IndeksOnline në këto pamje që do të sjell tani raporton se ky moment ka ndodhur rrugës për në Vushtrri më saktësisht në fshatin Pestovë.

Qytetarët tregojnë se si të njëjtit serb, gjatë tërë rrugës kanë provokuar veturat e shqiptarëve duke i parakaluar dhe ngritur tre gishta.

Kliko këtu për pamje

IndeksOnline ju sjell pamje: