15:26 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2023 / LB

Nuk ndalen skandalet në Turqi, pas ndeshjes ‘shpërthen’ dhuna mes futbollistëve, gjyqtari jep 6 karton të kuq

Në ndeshjen Bursaspor-Diyarbekirspor të luajtur në javën e 18-t të Ligës së 2-të Turqisë, pati kaos në fushë pasi Bunyamin Yurur nga skuadra mysafire bëri një lëvizje drejt tifozëve pasi shënoi golin.

Në sherrin që shpërtheu, 6 futbollistë morën kartonë të kuq.

Ndërsa tensioni rritej, tifozët hodhën sende në fushë. Ekipet e policisë morën masa paraprake për të mos lejuar hyrjen e shikuesve në fushë.

Për shkak të incidenteve, arbitri ka treguar kartona të kuq për gjithsej 6 lojtarë të të dyja skuadrave në fushë.

Gjatë përleshjes, disa nga lojtarët e ekipit vizitor janë drejtuar drejt dhomës së zhveshjes. Pas rikthimit të këtyre lojtarëve, ndeshja vazhdoi nga ku u ndërpre dhe arbitri e përfundoi menjëherë.

Pas ndeshjes, stafi teknik dhe lojtarët e Diyarbekirspor kaluan në rrethin e sigurisë të krijuar nga policia dhe shkuan në dhomën e zhveshjes.