75 Mall Live Search
23:22 / E Mërkurë, 31 Gusht 2022 / Gj. Sh

Nuk ndalet Arsenali, shënon fitoren e pestë

Arsenali e ka shënuar edhe fitoren e pestë nga po aq ndeshje në Premierligë.

“Topçinjtë” triumfuan 2:1 ndaj Aston Villas.

Gabriel Jesus kaloi vendasit në epërsi në minutën e 30-të të ndeshjes.

Me rezultatin 1:0 u mbyll edhe pjesa e parë e sfidës.

Douglas Luiz barazoi shifrat për ta ngjallur sfidën në minutën e 74-të, por ky gëzim zgjati shumë pak.

Ishte Gabriel Martinelli që riktheu shpejtë epërsinë e vendasve në minutën e 77-të.

Me këtë fitore, Arsenali prin në tabelë me 15 pikë, dy më shumë se kampioni në fuqi, Manchester City.

Në anën tjetër, Aston Villa mbetet me tri pikë.