75 Mall Live Search
19:38 / E Enjte, 05 Shkurt 2026 / Gj Sh

Nuk ndalet Ballkani, prezanton edhe talentin kosovar që ka luajtur në Gjermani

Ballkani ka prezantuar edhe përforcimin e radhës.

Përmes një njoftimi, Ballkani ka zyrtarizuar talentin 18-vjeçar, Adonis Hoti, shkruan IndeksOnline.

Qëndërmbrojtësi kosovar i cili është formuar në akademitë gjermane të FSV Waiblingen dhe SGV Freiberg, ku ka luajtur me kategoritë U17 dhe U19, tashmë do të vesh fanellën e skuadrës suharekase.

Hoti ka zhvilluar ndeshje dhe është anëtar i rregullt i përfaqësueses së Kosovës U18./IndeksOnline/