Nuk ndalet Ballkani, shënon golin e tretë

Skuadra e Ballkanit ka shënuar edhe golin e tretë në ndeshjen kundër Klaksvik, e vlefshme për kualifikimet për Ligën e Konferencës.
Kësaj radhe golashenues ishte kush tjetër pos Albion Rrahmanit, i cili shënoi një gol të bukur me një goditje jashtë 16-të metërshit.
Rezultati aktual i ndeshjes është 3-0 për kampionët e Kosovës./Indeksonline/