Nuk ndalet Chelsea nënshkruan edhe me një tjetër lojtar

Chelsea ka nënshkruar edhe me një lojtar tjetër. Kendry Paez do t’u bashkohet në vitin 2025.
I lindur në vitin 2007, Kendry është një nga talentet më të mirë në Amerikën e Jugut dhe ai tashmë po luan me ekipin U-17 të Ekuadorit pavarësisht se është vetëm 15 vjeç.
Siç bënë të ditur gazetari i njohur Fabrizio Romano, shumë klube e donin atë, por kontrata afatgjatë është nënshkruar me Chelsean, duke pritur deklaratën e klubit së shpejti.
Kendry do t’i bashkohet Chelseat në korrik 2025 kur ai do të mbushë 18 vjeç për shkak të rregullave të FIFA-s – marrëveshja është 100 për qind e përfunduar.
Independiente del Valle mund të përfitojë deri në 20 milionë euro në varësi të bonuseve – është shifër rekord për futbollin ekuadorian, por do të varet nga performancat e Kendry në futbollin evropian.