Nuk ndalet Dua Lipa, mbulon Evropën me koncerte
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është senzacioni i momentit.
Ajo sonte do të përformojë në Lisbonë, në natën e 60-të të turit të saj.
Por kjo është vetëm gjysma e koncerteve të saj nëpër Evropë dhe botë.
Dua e nisi turin e saj në fillim të muajit shkurt, si një rikthim i vrullshëm tek fansat, pas pandemisë COVID-19.
Ajo tashmë ka përfunduar një xhiro koncertesh në Shtetet e Bashkuara dhe Britani të Madhe, teksa ka “përqafuar” Evropën me shfaqje fantastike.
Nga Lisbona e Portugalisë, autobusi i turit “DUA LIPA LIVE” do të shkojë në Sllovaki, Lituani, Finlandë, Norvegji e Suedi.
Super-ylli po gjen kohë edhe për të publikuar këngë të reja, për të bërë më shumë muzikë, dhe si gjithnjë, për të shkelqyer me dukjet e saj.

