Nuk ndalet Endrick, 17-vjeçari shënon edhe me Palmeiras-in në Brazil

Një nga lojtarët me të ardhme të ndritur, Endrick ka shënuar gol me ekipin e tij, Palmeiras, në fitoren e kësaj të fundit me rezultatin minimal 1:0 ndaj Novorizontino në gjysmëfinale të “Paulista”.
Endrick shënoi një gol të bukur në minutën e 53’të për ta dërguar ekipin e tij në finale të kësaj kupe në Brazil, shkruan Indeksonline
17-vjeçari e mbylli një javë përfekte, pasi para disa dite arriti të shënonte dy gola me Kombëtaren e Brazilit, madje në dy stadiumet me histori, në “Wembley” ndaj Anglisë dhe në “Santiago Bernabeu” ndaj Spanjës.
Kujtojmë që Endrick në fund të këtij sezoni do t’i bashkohet Real Madridit, skuadër kjo që e bleu për 45 milionë euro./Indeksonline/