75 Mall Live Search
15:58 / E Diele, 09 Mars 2025 / L A

Nuk ndalet Gjilani, mposht edhe Feronikelin’74

Ka përfunduar ndeshja e javës së 23-të në Albi Mall Superliga.

Gjilani, vazhdon ecurinë e rezultateve pozitive ku kësaj here ka mposhtur Feronikelin’74 me rezultat 1-0.

Goli u realizua nga Prapashtica në minutën e 70-të të ndeshjes.

Kjo është fitorja e katërt në pesë ndeshjet e fundit për “Skifterat”, ku po ju afrohet gjithnjë e më shumë Evropës.

Me këtë fitore Gjilani ngjitet në pozitën e 4-të në tabelë me 34 pikë, ndërsa Feronikeli’74 mbetet në fund të tabelës me 13 pikë./IndeksOnline/