75 Mall Live Search
20:30 / E Enjte, 27 Qershor 2024 / Gj. Sh

Nuk ndalet Gjilani, transferon mesfushorin nga Maqedonia

Skuadra e Gjilanit nuk po ndalet me transferime.

Bardhëkuqtë kanë zyrtarizuar mesfushorin nga Maqedonia e Veriut, Sabit Bilali, shkruan IndeksOnline.

Bilali ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e Gjilanit.

Mesfushori nga Tetova i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore, derisa është vënë menjëherë në urdhërat e trajnerit Ardian Nuhiu.

26 vjeçari vjen pas një aventure të kaluar në klubin e Rabotniçkit në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, derisa më parë ka mbrojtur edhe ngjyrat e klubeve tetovare, Shkëndija dhe Renova. Për dy sezone ishte pjesë e klubit tjetër shqiptar Shkupi, derisa karrierë ka bërë edhe në Superiore te Partizani i Tiranës./IndeksOnline/