Nuk ndalet Harry Kane, shënon hat-trik ndaj Stuttgartit në Bundesliga

Skuadra e Bayern Munchen është duke fituar 3:0 ndaj Stuttgartit, në javën e shtatë në Bundesliga.
Tri gola në këtë ndeshje i shënoi sulmuesi i Kombëtares së Anglisë, Harry Kane, shkruan Indeksonline
Kane shënoi hat-trik në këtë përballje dhe në 10 ndeshje sa ka zhvilluar këtë edicion të ri, ka realizuar 3 hat-trika.
Me këto tri gola, Kane shkon në kuotën e tetë golave këtë edicion në Bundesliga, vetëm një më shumë ka lojtari i Eintracht Frankfurtit, Marmoush (9)./Indeksonline/
HARRY KANE HAS SCORED A HATTRICK
— Next Level Football (@nextlfootball) October 19, 2024
pic.twitter.com/PYlb4RKehX https://t.co/AjnVIOnWkN