75 Mall Live Search
15:40 / E Enjte, 12 Janar 2023 / shkelqim osmanaj

Nuk ndalet Llapi, sjell një tjetër përforcim i rrëmben super-mbrojësin Kf Tiranës

Skuadra e Llapit kanë bërë një tjetër përforcim në fazën e mbrotjes.

Llapjanët kanë nënshkruar me mbrojtësin e majtë, Arbër Bytyqi, i cili nënshkruan me Llapin pas një suksesi me kampionet aktual të Shqipërisë, KF Tirana.

Marrëveshja mes skuadrës dhe lojtarit do të zgjasë tri vjet.

Bytyqi ka qenë reprezentues i Shqipërisë U-19 dhe ka zhvilluar 10 ndeshje me fanellën kuqezi, teksa më parë ka luajtur edhe për Shqipërinë U-17 dhe U-16. /IndeksOnline/