Nuk ndalet Llapi, transferon mbrojtësin malazez

Sluadra e Llapit po vazhdon të përforcohet para fillimit të sezonit pranveror.
Së fundi Llapi ka njoftuar se ka transferuar mbrojtësin malazez, Aleksandar Milic, transmeton IndeksOnline.

Njoftimi i plotë:
𝐌𝐢𝐫ë𝐬𝐞𝐯𝐣𝐞𝐧 𝐀𝐥𝐞𝐤𝐬𝐚𝐧𝐝𝐚𝐫 𝐌𝐢𝐥𝐢𝐜
Mbrojtësi i djathtë, 24 vjeç nënshkruan me Llapin
KF Llapi njofton se ka nënshkruar kontratë me mbrojtësin e djathtë, Aleksandar Milic.
Milic, i lindur më 24.08.1998 i lindur në Podgoricë vjen pas një eksperience 1 vjeçare me Petrovac në Superligën e Malit të Zi.
Ish-reprezentuesi i Malit të Zi U-17, U-19 dhe U-21, do vihet menjëherë nën urdhërat e trajnerit Tahir Batatina dhe do udhëtoj me pjesën tjetër të ekipit për përgatitje në Antalya.
24-vjeçari gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe për skuadrat: Kom Podgorica, FK Zeta Golubovac, OFK Grbalj dhe OFK Titograd./IndeksOnline/
