Nuk ndalet Llapi, zyrtarizon blerjen e radhës
Llapi po e merr me shumë seriozitet afatin kalimtar të janarit.
Ata kanë siguruar transferimin e lojtarit Ahmed Domazet, nga skuadra e Vardarskit.
Qendërmbrojtësi i fomuar në ekipin e Strugës, gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë edhe e skuadrave të Maqedonisë së Veriut si Karaormani, Ohri dhe Vardarski, duke fituar përvojë të vlefshme në futbollin vendor.
Ai ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me skuadrën llapjane, me mundësi vazhdimi edhe për një sezon./IndeksOnline/

