Nuk ndalet Majlinda, kalon në gjysmëfinale
Ka ardhur edhe fitorja e radhës për Majlinda Kelmendin.
Majlinda Kelmendi është kualifikuar në gjysmëfinalen e Grand Slam turneut të xhudos në Dusseldorf.
Kampionia olimpike në luftën e radhës ka mposhtur xhudisten nga Koreja e Jugut, Bokyeong Jeong.
Edhe pse kampionia olimpike në vazhdim disa herë sulmoi dhe kërkoi ta hedhë kundërshtaren, por ishin taktikat gati josportive dhe zvarritjet dhe shmangiet nga kontakti, që bënë që Joeng të diskualifikohet me tri shido nga ky meç dhe që Majlinda të sigurojë gjysmëfinalen.

Rrugën drejt finales, Majlinda do ta kërkojë në luftën ndaj xhudistes italiane, Odette Giuffrida.