15:05 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Nuk ndalet puna për modernizimin e Kardiologjisë

Kardiologjia Invazive do të vendoset një kat më poshtë, afër Angiografit të ri, në një hapësirë, që ka filluar të rinovohet, ku deri tash kanë funksionuar Kardiologjia I dhe Njësia Koronare, të cilat do të kalojnë në një objekt tjetër.

Intervenimi në përmirësimin e infrastrukturës për Kardiologjinë Invazive, vjen pas vendimit për shërbim 24 orësh për sëmundjet e zemrës dhe heqjes së listës për stentim në QKUK.

Investimet janë pjesë e një projekti, që ka nisur para një viti, me qëllim të modernizimit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.