Nuk ndalet Rashani, pas asistimit vjen edhe goli ndaj Metz

Sulmuesi kosovar, Elbasan Rashani, ka barazuar rezultat ndaj Metz në 2-2.
Pas asistimit te goli i parë, Rashani ka gjetur edhe golin në minutën e 57 duke i barazuar shifrat në 2-2, ndonëse ekipi i Clermont ishte në disavantazh prej dy golave, transmeton IndeksOnline.
Javën e kaluar Rashani ishte figura kryesore e Clermont, duke shënuar dy gola ndaj gjigantit Lyon në barazimin 3-3.
Aventura e sulmuesit të kombëtares së Kosovës ka filluar mjaft mirë në Francë. /IndeksOnline/