75 Mall Live Search
23:05 / E Shtunë, 14 Shkurt 2026 / Gj Sh

Nuk ndalet Reali, merr kryesimin e La Ligas

Real Madrid është rikthyer në krye të La Ligas.

Klubi mbretëror në ndeshjen e javës së 24-të shënoi fitore ndaj Real Sociedad, me rezultat 4-1, shkruan IndeksOnline.

Reali kaloi në epërsi vetëm pas pesë minutave lojë, kur Gonzalo Garcia hapi serin e golave.

Sociedad u mundua të rikthehet në lojë, pasi Mikel Oyarzabal barazoi shifrat në minutën e 21-të, duke u treguar i sakt nga penalltia.

Katër minuta më vonë, nga pika e bardhë shënoi edhe Vinicius Jr, duke rikthyer epërsinë e Realit.

Federico Valverde siguroi fitoren e ”Los Blancos”, në minutën e 31-të.

Me të nisur pjesa e dytë, Reali fitoi një tjetër penallti, ku Vinicus shënoi golin e dytë personal.

Me këtë fitore, Reali ka 60 pikë dhe rimerr kreun e La Ligas, me dy pikë më shumë se Barcelona.

Në anen tjetër, Real Sociedad ka 31 pikë dhe renditet në vendin e tetë./IndeksOnline/