Nuk ndalet Shpendi, tjetër gol nga sulmuesi shqiptar në Serie B

Skuadra e Cesenas barazoi 1:1 në shtëpi ndaj Reggiana-s në ndeshjen e vlefshme për javën e 14-të në Serie B.
Gol në këtë takim shënoi sulmuesi i grupmoshave të reja të Shqipërisë, Cristian Shpendi, shkruan Indeksonline
Shpendi shënoi në minutën e 65’të për ta barazuar rezultatin në 1:1.
Ky ishte goli i nëntë i sulmuesit “kuqezi” me fanellën e Cesenas në Serie B.
Kujtojmë që Shpendi kohëve të fundit ka marrë interesime nga skuadrat e njohura në Itali, si Fiorentina dhe Atalanta./Indeksonline/