Nuk ndalet Trepça 89, shikoni ankesën që e ka bërë sot në Shkallën e Dytë
Trepça 89 nuk i është bindur vendimit të Komisionit të Garave pranë FFK-së.
Abedin Zeka ka dorëzuar sot ankesën në Shkallën e Dytë ku përmenden tri pika kryesore. Zeka ka deklaruar se Komisioni nuk kishte kuorum.
Sipas kryetarit të Trepçës, Drita duhej të merrte dënimin, ashtu siç e ka marrë skuadra e Fushë Kosovës. /Indeksonline/

