75 Mall Live Search
19:37 / E Shtunë, 14 Nëntor 2020 / OSH

Nuk ndalet zjarri në barnatoren në qendër të Prishtinës (Video)

Është bërë më shumë se një orë, që kur një barnator në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë është përfshirë nga flakët.

Policia dhe zjarrfikësit janë parë në vendin e ngjarjes. Ata kanë larguar banorët nga ndërtesa dhe lokalet përreth dhe po mundohen ta fikin zjarrin.

Për rastin në fjalë, detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

“Në ora 18:04, policia është njoftuar për një zjarr në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ Prishtinë. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Janë njoftuar edhe ekipet e zjarrfikëse që i janë përgjigjur njoftimit. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar”, ka konfirmuar Bajram Krasniqi për IndeksOnline. /IndeksOnline/