S’ndaloi të qeshurat gjatë shortit, a na mashtroi të gjithëve Slavia Praga?
Interi u ndal në ndeshjen e tyre të parë të edicionit sezonal të Ligës së Kampionëve, duke arritur vetëm një barazim 1:1 kundër Slavia Pragës në shtëpi.
Në fakt, ekipi çek dominoi në të shumtën e kohës, e cila ngjalli reagime në mediat sociale.
Sigurisht, vëmendja iu drejtua incidentit në tërheqjen e UCL disa javë prapa, kur menaxhmemnti i Slavia Pragës shpërtheu në të qeshura kur u ra shorti në grupin e Barcelona, Dortmundi dhe Interi. Sidoqoftë, a na mashtruan të gjithëve? Loja që bënë dje nuk ishte si e një autsajderi të grupit./Indeksonline/