Nuk ndihem fajtor, thotë Nagip Krasniqi para trupit gjykues
Paraditen e së enjtes, në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit ekzekutiv të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi.
Krasniqi po përballet me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare, transmeton IndeksOnline.
“Nuk e pranojnë fajësinë, Nuk ndihem fajëtor”, ka thënë Krasniqi para trupit gjykues.
Se nuk e pranon fajësinë lidhur me këtë rast e ka deklaruar para trupit gjykues edhe Isuf Zejna./IndeksOnline/

