23:34 / E Hënë, 05 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Nuk ndjej asgjë për të, por mesazhet e tij më emocionojnë, psikologja habit me përgjigjen

Kemi qenë së bashku për dy vite, ndërsa para katër muajsh ne përfunduam lidhjen tonë.

Ndonëse jemi dashur lidhja nuk mund të zgjaste më shumë.

Muaj më parë kishim planifikuar të shkonim në një dasmë së bashku por lidhja jonë përfundoi. Pavarësisht kësaj ai përsëri më ftoi në po të njëjtën dasmë. Unë i thash jo sepse ne ishim të ndarë. Ai vazhdon të më thotë se ka ndjenja për mua.

Por ai sillet krejtësisht ndryshe. Ai ka publikuar foto me një grua tjetër, ku shihet i lumtur krah saj.

Unë nuk ndjej më për të, por fotot dhe mesazhet e tij vazhdojnë të më emocionojnë. A duhet ta bllokoj atë?

Përgjigja e psikologes:

Edhe kur besojmë se një marrëdhënie ka qenë e dëmshme, ne përsëri i mendojmë gjërat e mira.

Ishi i juaj është duke tentuar ta tejkalojë ndarjen tuaj dhe kështu ai ka krijuar një lidhje të re.

Thuaji atij të ndalet së dërguari ty mesazhe. Nëse nuk e bën, atëherë bllokoje./Indeksonline/