75 Mall Live Search
09:14 / E Hënë, 06 Korrik 2020 / C E

S’ndodh vetëm në Kosovë, edhe presidenti i Barcelonës mendon se po ia bëjnë me hile

Barcelona ka mbetur katër pikë larg Real Madridit dhe kjo si pasojë e dy gabimeve të njëpasnjëshme ku mori dy barazime.

Presidenti i Barcës, Josep Maria Bartomeu, ka kritikuar sistemin VAR se po e ndihmon më shumë Realin gjatë këtij sezoni.

Unë e shikova lojën në Bilbaon dhe megjithëse nuk më pëlqen ta them atë, do të përsëris se VAR nuk është duke u përdorur ashtu siç duhet të jetë. Që kur futbolli u kthye pas krizës Covid19 nuk ka qenë i barabartë, kjo është reflektuar në rezultate dhe duket sikur favorizon gjithmonë të njëjtin ekip. Ne i folëm Federatës për të kur ishte prezantuar për herë të parë. VAR duhet të jetë aty për të ndihmuar gjyqtarin por në javët e fundit të gjithë kanë qenë në gjendje të shohin rastet në të cilat nuk është përdorur në mënyrë të drejtë,” tha ai për Movistar Mónica Marchante pas fitores së Barcelonës ndaj Villarrealit të dielën mbrëma.

Kujtojmë se dy ndeshjet e fundit Real Madrid i ka fituar përmes penalltive dhe kjo i ka acaruar kampin e Barcelonës. /IndeksOnline/