“Nuk ndryshohen kufijtë”/ Ambasada e Kosovës në Uashington shpreh mirënjohje për Aktin NDAA
Ambasadori i Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli, ka falënderuar Amerikën për miratimin e Aktit Autorizues të Mbrojtjes Kombëtare.
Përmes një njoftimi zyrtar, nga Ambasada e Kosovës thonë se ky miratim riafirmon mbështetjen e fuqishme të SHBA-së, për vendin tonë, shkruan IndeksOnline.
“Ligji nënvizon përkushtimin e SHBA-ve ndaj sovranitetit, sigurisë dhe rrugës euro-atlantike të Kosovës, mbështet dialogun Kosovë-Serbi të bazuar në njohje reciproke, dhe kundërshton qartë çdo ide për ndarje territoriale apo ndryshim kufijsh.
Mirënjohës Kongresit, Shtëpisë së Bardhë dhe gjithë atyre që u angazhuan në përfshirjen dhe miratimin e dispozitave me peshë për Republikën e Kosovës” deklaroi Dugolli.
Në Aktin që kaloi në senat, mes të tjerash thuhet se SHBA-ja do të përkrahë idenë e rikthimit te Kosovës dhe Serbisë në dialog, do të sanksionojë ata që tentojnë të destabilizojnë rajonin, si dhe nuk do të ndjekë idenë e ri-përcaktimit të kufijve.

