75 Mall Live Search
08:51 / E Diele, 11 Gusht 2024 / Gj. Sh

Nuk ngopet Chelsea, mbrëmë zyrtarizoi një sulmues, sot po kërkon një tjetër

Chelsea po planifikon të nënshkruaj me të paktën edhe një lojtar tjetër sulmues pasi transferoi Pedro Neto nga Wolves për 54 milionë funte mbrëmë.

Neto, i cili gjithashtu u kërkua nga Manchester City dhe Newcastle United, ka rënë dakord për një kontratë gjashtëvjeçare me opsionin e një viti tjetër dhe do të prezantohet para turmës së Stamford Bridge, sot në miqësoren e tyre kundër Interit, shkruan IndeksOnline.

24-vjeçari ka shkëlqyer për Wolves gjatë pesë viteve të fundit, duke shënuar 14 gola dhe 24 asistime në 135 paraqitje për klubin.

Mirëpo skuadra e Premier Ligës dëshiron që ta forcojë sulmin edhe më shumë, ata janë në kërkim edhe të një sulmuesi gjatë këtij afati kalimtar. /IndeksOnline/