Nuk njihet/ Këngëtarja surprizon me transformime drastike
Christina Aguilera tregoi figurën e saj të hollë në Los Angeles, ku u shfaq me një prerje flokësh të shkurtër bjonde dhe një kombinim të guximshëm mode.
Këngëtarja, e cila është 45 vjeç, ka tërhequr shumë vëmendje për shkak të ndryshimit në pamje dhe humbjes së dukshme në peshë, transmeton Indeksonline.
Për këtë rast, Christina Aguilera zgjodhi një fustan të zi të ngushtë me një korse lëkure që i nxirrte në pah figurën. Kombinimin e plotësoi me bizhuteri dhe sandale të thjeshta.
Vëmendjen më të madhe e tërhoqi modeli i saj i ri i flokëve, i shkurtër, me balluke të drejta, i cili përfaqëson një ndryshim të madh nga flokët e gjatë që ka mbajtur vitet e fundit./Indeksonline/


