17:21 / E Shtunë, 15 Qershor 2019 / indeksADMonline

Nuk paskemi parë gjë akoma: Ronela tejkalon vetën në klipin e ri!

Nuk kanë kaluar pak ditë që kur Ronela Hajati publikoi dy bashkëpunimet e saj meDon Phenom, “Dilema” dhe “Çohu”.

Njëra këngë ritmike për të ndezur clubet anë e mbanë vendit dhe e dyta, një këngë  më ‘chill’ dhe më e qetë.

Por duket se këngëtarja e njohur nuk do të ndalet me kaq!

Në një intervistë për NIN me Alaudin Hamitin, Ronela tregoi se kishte dhe një as nën mëngë këtë verë.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një teaser në Instagram ku shfaqet një lagje “ghetto” dhe disa vajza.

Kjo në fakt është një nga skenat që do të jetë pjesë e klipit më të ri të Ronelës, të titulluar thjesht “Lage”.

“Coming Soon” thuhet për datën e publikimit të këngës, por Indeksonline nuk ka pritur deri në publikim dhe ka arritur të zbulojë një prej look-eve të Ronelës në klip.

Me flokë me braids dhe ngjyrë të kuqe, me çizme dhe me xhaketë ngjyrë rozë, këngëtarja duket se është lëshuar me “këmbën në gaz” në këtë klip, të xhiruar në një prej lagjeve të romëve në Tiranë.

Ronela dallohet për “çmenduritë” e saj në klip dhe në skenë, të cilat në fushën e muzikës quhen pa frikë vepra arti.

Kënga do të jetë mjaft ritmike dhe mund të themi se kemi të bëjmë me motrën e madhe të hitit “A don si kjo”.  Dhe me një titull si “Lage” këtë verë e gjetëm “koktejlin” muzikor që do të pijmë me fund! Gëzuar!/Indeksonline/

View this post on Instagram

COMING SOON! Are u ready??? @imaginefilms @marko_polo18 “LAGE” ???

A post shared by RONELA (@ronelahajatiofficial) on