“Nuk pati favore seksuale në masazh”, flet njëra nga tri femrat që u rrah dje nga një mashkull në Prishtinë

Një rrahje në pikë të ditës në Prishtinë ka ndodhur dje në rrugën “Ahmet Krasniqi”. Një person shihet duke sulmuar tri femra në Dragodan.
Indeksonline ka kontaktuar njërën nga tri femrat e sulmuara nga një person i panjohur deri më tani. Ajo ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja dhe cila ishte arsyeja që mashkulli i tërbuar i goditi ato.
“Ai ka qenë arrogant brenda në masazh. Ka kërkuar që të ketë favore seksuale brenda kur po i bëhej masazha. Kur dëshira e tij nuk u plotësua, ai kishte filluar të kërcënonte. Më pas ka vazhduar me kërcënime edhe jashtë qendrës së masazhës.
Ne kemi dalur t’i marrim targat e veturës së tij sepse ai kërcënonte në mënyra të ndryshme. Më pas ndodhi ajo që e keni parë të gjithë. Urojmë që Policia e Kosovës ta kap një kafshë të tillë dhe i njëjti të marr dënimin e merituar” ka thënë njëra nga femrat e sulmuara dje.
Indeksonline mëson se personi i dhunshëm është me inicialet L.V, i njëjti është identifikuar nga Policia e Kosovës dhe është në kërkim./Indeksonline/
