Nuk pensionohet Radja, mesfushori belg nënshkruan me klubin e ri

Futbollisti i njohur, Radja Nainggolan nuk e ka ndërmend të pensionohet dhe tashmë është bërë me klub të ri gjatë afatit kalimtar të janarit.
Ish-mesfushori i shumë skuadrave tashmë ka nënshkruar kontratë me skuadrën nga Belgjika, Lokeren-Temse, shkruan Indeksonline
Kjo skuadër bën gara në divizionin e dytë në futbollin belg.
36-vjeçari së fundmi ishte në Indonezi te skuadra e Bhayangkara.
Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur edhe për skuadrat e njohura, si: Interi, Cagliari, Roma dhe Antwerpi./Indeksonline/
🇧🇪 Radja Nainggolan has joined Belgian Second Division club Lokeren-Temse on short term deal, agreed and signed. pic.twitter.com/o0PCFGh5Iq
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) January 22, 2025