10:25 / E Hënë, 20 Janar 2020 / indeksADMonline

S’e përballoi vdekjen e të shoqit, 18-vjeçarja shqiptare i jep fund jetës

Fshati Vasjar i Tepelenës është tronditur mëngjesin e sotëm nga një ngjarje e rëndë pasi një 18-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëhelmuar.

Mirela Beta, 18-vjeçe është gjetur e pajetë nga familjarët e saj, ndëra burimet nga vendngjarje konfirmojnë se vdekja ka ardhur si pasojë e konsumit të fotoksinës nga e reja pasi janë gjetur edhe gjurmë të kësaj lënde.

Dyshimet paraprake kanë të bëjnë se një akt i tillë ekstrem ka ardhur në kushtet e depresionit pasi ajo kishte 2 muaj që vuante vdekjen e të shoqit në një aksident në Baypassin e Levanit teksa u shtyp me rrugë.