10:31 / E Enjte, 12 Tetor 2017 / indeksADMonline

Nuk përmbahen, puthen në buzë prezantueset e televizionit

Puthjet në buzë mes personazheve të njohur të ekranit nuk përbëjnë më një risi, madje duket sikur është kthyer në  një “trend” më vete ku të shumtë kanë qenë edhe personazhet shqiptarë qe e kanë bërë diçka të tillë.

Dikush për të shkaktuar zhurmë në media siç ishte ajo e vitit të shkuar mes prezantuesve të Fiks Fare, dikush tjetër pas një nate të çmendur në club-et e natës ku nuk mund të harrojmë atë të modeles shqiptare Afërdita Dreshaj me mikeshën e saj të ngushtë e cila e cilëson si një puthje miqësore, e të tjerë që ndoshta e ndiejnë vërtet.

Më e fundit e cila ka shkaktuar jo pak reagime në media dhe rrjetet sociale ka qenë ajo mes dy bukurosheve të ekranit italian, Belen Rodriguez dhe Ilary Blasi.

Kjo e fundit ka mirëpritur të ftuarën e saj në studion e “Grande Fratello Vip” me një puthje në buzë.

Belen është futur në shtëpi të përshendetet me Cecilian dhe Jeremias, motrën e vëllanë të cilët janë të dy konkurrentë të këtij edicioni dhe i ka puthur po në buzë edhe ata.

Puthja e papritur që Belen ka shkëmbyer me të tre personazhet është shoqëruar me reagime nga publiku në sallë.

/dita.al