“Nuk përputhet numri serik”, komisionerët japin detaje
Ka rifilluar procesi i numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicë e Jugut.
Kjo ka ardhur pas urdhrit të prokurorit të shtetit, Sahit Tmava.
Në vendim thuhet se ky vendim erdhi “meqenëse kompania CETIS mbi printimin e fletëvotimeve për zgjedhjet komunale në Kosovë, rezulton se problemi i numërimit të fletëvotimeve ndodhi eksluzivisht në katër kokat/pllakat e printimeve me ngjyrë, përgjegjëse për printimin e numërimit të Qendrës së votimit”.
Në tavolinën numër 7, komisonerët vrenjten se nuk ka përputhje të numrave serikë.
Sipas tyre, numri në fletën e fundit nuk përputhet me ata paraprakë.
Në shkollën “Çajupi”, është gjetur parregullsi sipas komisionerve.
Ata thonë se fletat e fundit në amë nuk kanë numër të vendvotimit, 1106/03- në qendrën e votimit “Çajupi”.
Në QKN-në në Mitrovicë janë të pranishëm hetues policorë. Ndërsa nga subjektet politike i pranishëm është Sami Kurteshi, anëtar i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje dhe anëtarët e KQZ-së nga PDK, Arianit Elshani dhe Ilir Gashi.

