10:31 / E Mërkurë, 15 Korrik 2020 / indeksADMonline

S’planifikon të sjellë muzikë të re, por Rihanna ka një befasi për femrat

Rihanna  vazhdon ta pushtojë botën!

32-vjeçarja dhe sipërmarrësja e Fenty Beauty zbuloi të martën (14 korrik) se linja e saj e re për produkte për lëkurën, Fenty Skin , do të nisë më 31 korrik.

Rihanna bëri njoftimin emocionues në një ngacmuese të shkurtër me video, ku shihet teksa aplikon disa produkte për lëkurën, duke përfshirë ato që duket se janë serumi, një pastrues dhe krem ​​dielli. 

Për qasje të parakohshme më 29 korrik, tifozët mund të regjistrohen në uebfaqen e sapo lansuar nga Fenty Skin.

“Po përpiqem të bëj çmos që të jem e qetë për këtë, por Fenty Skin po vjen më 31 korrik ekskluzivisht në FENTYSKIN.COM ! Nuk do ta dëgjoni nga unë, por ju mund ta blini atëherët, nëse më dërgoni emailin tuaj përmes linkut në bio-në time … “, ka shkruar këngëtarja në video.

Ndryshe, Rihanna ka kohë që nuk ka publikuar një projekt muzikor dhe ndonëse ka nisur punën për këngë të reja, ajo nuk planifikon të sjellë muzikë të re./Indeksonline/