08:33 / E Diele, 05 Gusht 2018 / indeksADMonline

Nuk po dobësoheni? Provoni këtë gjë!

E dini se kanella ka aftësinë të djegë yndyrnat? Këtë e thonë studimet e fundit, duke sqaruar se në këtë formë, na ndihmon për dobësimin. Zbulimi në fjalë është bërë nga një grup studiuesish nga “Nestlé Research Center” në Lozanë, Zvicër dhe nga shkencëtarët e universitetit të Tokios. Të dyja studimet u përqëndruan te substanca kryesore e erëzës, aldeide cinnamik, që përveçse i jep aromën e veçantë kanellës, ndihmon edhe në rritjen e nivelit të energjive dhe të oksidimit të yndyrnave.

Të dyja këto fenomene bëhen të mundura falë stimulimit të një procesi që quhet termogjenezë, që konsiston në prodhimin e nxehtësisë nga ana e organizmit, sidomos në indet dhjamore e muskulore, duke ndihmuar kështu në oksidimin e yndyrnave dhe për pasojë edhe në rënien në peshë.

Kanella nuk është asgjë tjetër përveçse një lloj vaji natyror, i cili bën një punë shumë të mirë për stomakun, në rënien në kontakt me muret e tij. Përveçse stimulon tretjen, është në gjendje të ndihmojë edhe procesin e eliminimit të parazitëve të brendshëm.

Temat: